Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 1:3 në udhëtim ndaj Leeds United, në kuadër të javës së 17-të në Premierligë.
Mysafirët kaluan në epërsi tek në sekondat e fundit të pjesës së parë kur Rodri realizoi.
Epërsia u dyfishua nga Erling Haaland në minutën e 51-të, i cili u asistua nga Grealish.
Pikërisht ky kombinim erdhi në shprehje edhe në minutën e 64-të, kur realizoi sërish norvegjezi.
Vendasit e shënuan golin e nderit në minutën e 73-të nëpërmjet Struijk.
Me këtë fitore, Man City shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e dytë, pesë më pak se Arsenali që i prin renditjes tabelare.
Në anën tjetër, Leeds gjendet në vendin e 15-të me 15 pikë të grumbulluara.