PSG fiton në sekondat e fundit, Mbappe heroi

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me mund të madh në shtëpi ndaj Strasbourgut.

Ishte fillimisht Marquinhos që realizoi në minutën e 14-të pas asistimit të Neymarit.

Pikërisht, dy protagonistët e golit të vendasve do të bëheshin sërish protagonist, por për të keq.
Fillimisht Marquinhos shënoi auto gol në minutën e 51-të të ndeshjes për të barazuar në 1:1 shifrat.

Në minutën e 61-të Neymar ndëshkohet me karton të verdhë, kurse dy minuta më vonë e merr edhe të dytin për simulin, duke u përjashtuar nga loja dhe duke ia vështirësuar tej mase punët parisienëve.

Megjithatë, krejt në fund të ndeshjes, Mbappe e nxori një penallti, të cilën e shndërroi vet në gol në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, PSG tani shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se Lens në vendin e dytë, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Strasbourg mbetet i parafundit me 11 pikë të tubuara.