Brenda jetës magjepsëse të Nusretit, nga pallati 36 milionë £ te miqësia me David Beckham dhe DiCaprio
Nusret Gökçe, kuzhinieri turk i njohur nga miliona ndjekësit e tij si “Salt Bae”, kishte një edukim modest dhe u rrit në një familje aq të varfër saqë iu desh të linte shkollën kur ishte 10 vjeç.
Po ai u rrit shpejt dhe fansat e tij tani përfshijnë David Beckham, Christiano Ronaldo dhe Leonardo DiCaprio.
Djali i një minatori, Nusret ishte një nga pesë fëmijët e lindur dhe rritur në një periferi të vogël të goditur nga varfëria në lindje të Stambollit.
Familja e tij e largoi nga shkolla në moshën 10 vjeçare, për shkak të presioneve financiare dhe ai u detyrua të punonte që në moshë të vogël.
Në moshën 13-vjeçare ai u mor si çirak i kasapit, duke punuar me orë të tëra në steakhouses turke për rreth 10 vite përpara se të transferohej në Buenos Aires me një mision për të mësuar më shumë rreth mishit.
Ai punonte në restorante, duke ëndërruar që përfundimisht të bëhej kuzhinier në SHBA.
“Gjithmonë kam dashur të hap një restorant”, tha Gokce për NBC News.
Në vitin 2010, në moshën 27-vjeçare, ai e realizoi dëshirën e tij, duke hapur restorantin e tij të parë Nusr-Et në lagjen Etiler të Stambollit me vetëm tetë tavolina dhe 10 punonjës.
Pas takimit me biznesmenin turk Ferit Sahenk, i cili ishte aq i impresionuar me ushqimin e tij, Nusr-et hapi vendndodhje të ndryshme në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Ankaranë, Doha dhe Dubai.
Kasapi më seksi në Instagram
Fama e Nusret ndodhi pothuajse brenda natës në janar 2017, kur ai postoi një video 36 sekonda të quajtur Ottoman Steak në Instagram.
Ai u shfqa duke prerë një biftek me kocka dhe duke kryer lëvizjen e tij identifikuese, me dorën e tij në formë “si një kobër” duke hedhur kripë mbi mish.
Bruno Mars postoi videon në Twitter, e cila menjëherë u bë virale dhe fitoi 2.4 milionë shikime brenda natës. Tani është parë 17 milionë herë.
Lëvizja, bluza klasike e bardhë dhe xhinset e zeza që do të bëheshin uniforma e punës së Salt Bae, i dhanë atij titullin “kasapi më seksi në Instagram”.
Suksesi nënkuptonte zgjerim në SHBA, me restorante në Dallas, Boston, Beverly Hills dhe Nju Jork, si dhe Mykonos në Greqi.
Të famshëm, duke përfshirë Cristiano Ronaldon, David Beckham, DJ Khaled dhe Naomi Campbell e vizituan restorantin dhe një postim në Instagramin e firmës tregon fituesin e Oskarit Leonardo DiCaprio të mahnitur teksa kuzhinieri hidhte kripë mbi mish.
Një pallat 36 milionë paund
Në vitin 2019, Nusret shpenzoi 36 milionë paund në Pallatin e famshëm Macka në lagjen Sisli të Stambollit.
Pasi kaloi dy vjet duke drejtuar restorantet e tij anembanë globit, Nusret njoftoi se donte të kalonte më shumë kohë në qytetin turk dhe u transferua në një apartament brenda pallatit i cili dikur ishte në pronësi të dramaturgut të shekullit të 20-të Abdülhak Hâmid Tarhan, i njohur gjerësisht në Turqi si Poet i madh.
Ai gjithashtu mendohet se ka shtëpi në SHBA, ku shpesh është fotografuar pranë një pishinë private në Beverly Hills, si dhe duke hipur mbi kuaj në atë që duket si një fermë.
Nëntë fëmijë me femra misterioze?
Pavarësisht se është i rrethuar nga femra të bukura në shumë postime të tij, dhe i lumtur që flirton me to, misteri rrethon jetën e dashurisë së shefit turk.
Fotot e mediave sociale sugjeronin se ai ishte në lidhje me modelen Candy Denat.
Por një herë ai pretendoi se ishte shumë i zënë për një lidhje, duke u ngritur në orën 3 të mëngjesit për të shkuar në tregjet e mishit dhe duke fjetur vetëm pesë orë natën.
“Jam aq i përqendruar te mishi sa nuk mund të shoh një grua apo asgjë,” tha ai.
“Unë nuk kam kohë për një të dashur.”
Por së fundmi ai ka postuar një foto të tij të rrethuar nga 9 fëmijë, me mbishkrimin: “Njeriu që nuk kalon kohë me familjen e tij nuk është një burrë i vërtetë”.
Fotoja, e cila përfshinte një të porsalindur, i shtyu fansat të besonin se ishin fëmijët e vet dhe postime të tjera, duke përfshirë një djalë të vogël që mbante një përparëse kasapi dhe hije me mbishkrimin “e ardhmja”, dukej se e konfirmonin këtë.
Por çdo partnere që ai zgjedh do të duhet të konkurrojë me dashurinë e tij të, mishin.
“Unë e dua mishin. Nuk mund ta imagjinoj një jetë pa mish. Unë ha mish shtatë ditë në javë. Përfshirë mëngjesin”, thotë ai. “Nuk mund ta përfundoj mëngjesin pa mish të tymosur apo sallam.”
“Jeta ime nuk ka ndryshuar,” tha ai për NBC News.
“Unë vazhdoj të shkoj në punë nga mëngjesi deri në mesnatë.”/Abcnews.al/