Tom Cruise u dërgon miqve të tij çdo vit të njëjtën dhuratë të pazakontë për Krishtlindje

Çdo vit, Tom Cruise u dërgon të njohurve të tij një dhuratë të pazakontë për Krishtlindje. Bëhet fjalë për një tortë me çokollatë të bardhë dhe kokos, e cila tashmë njihet si “torta e Tom Cruise” në mesin e njerëzve të famshëm.

Aktorja Cobie Smulders, e njohur për publikun tonë për rolin e Robin në serialin humoristik “Si e takova nënën tënde”, ishte e ftuar në emisionin e humoristit amerikan Jimmy Fallon. Në bisedë ndër të tjera u prek edhe festa e Krishtlindjeve, ndërsa interesimin e veçantë të publikut e ka shkaktuar entuziazmi i saj për dhuratën që Tom Cruise i dërgon çdo vit për Krishtlindje. Aktorja xhiroi filmin “Jack Reacher” me Tom në vitin 2016 dhe që atëherë ata kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera.

Aktorja tregoi se Tom ia dërgon këtë tortë çdo Krishtlindje. “Është një tortë me kokos me çokollatë të bardhë dhe duhet ta pranoj se është e shijshme”, tha ajo. Cobie i bëri të pranishmit edhe për të qeshur pasi dukej se mezi po e priste me padurim këtë dhuratë modeste dhe shumë u magjepsën nga fakti që e mbajti për gati tre muaj.
“E mbaj në frigorifer dhe zgjat deri në mars se marr shpesh një copë”, shtoi me buzëqeshje aktorja e njohur.

Tom Cruise e praktikon këtë prej vitesh, dhe VIP-ave që ia dhuron janë të shumtë si për shembull: Kristen Dunst, Henry Cavill dhe James Corden.

Aktori tha se tortën për festat e Krishtlindjeve ua dërgon një sërë të njohurve dhe arsyeja pse e bën këtë është disi e pazakontë.Përkatësisht Tom Cruise zbuloi se i pëlqejnë ëmbëlsirat, por edhe se i ha rrallë për shkak të stërvitjes. Ai mezi pret veçanërisht festat kur mund të konsumojë tortën e tij të preferuar dhe në të njëjtën kohë të ndajë pasionin e tij për ëmbëlsirën me njerëzit e afërt.