Maxi Jazz, vokalisti kryesor i grupit Faithless, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe grupit i tij në Facebook: “Me zemër të thyer ju njoftojmë se Maxi Jazz vdiq mbrëmë. Ai është njeriu që na ndryshoi jetën tonë në shumë mënyra. Ai i dha kuptimin e mesazhin e duhur muzikës sonë. Ai ishte një njeri i dashur që kishte kohë për të gjithë dhe me një dije që ishte e thellë”.
Faithless, i cili u formua në 1995, përbëhej nga anëtarët kryesorë Rollo, Sister Bliss dhe Maxi Jazz, shkruan The Guardian.