Doktori i Fiksit trondit sërish me deklaratën: Jam i birësuar

Pas kaq vitesh pushim, Gent Pjetri u rikthye. Por rikthimi i tij erdhi me një sërë deklaratash të forta të cilat bënë mbarë publikun të shprehnin keqardhjen për Gentin.

Pas gjithë bujës së madh nga rrëfimi i tij, Doktori iu rikthye profesionit të tij në emisionin e mëngjesit “ Kafe Shqeto”.

Së fundmi i ftuar në këtë emision ishte komediani Uljad Bërdica, i cili për një moment la menjëanë shakatë dhe foli për jetën e tij ku u shpreh se ai është i birësuar nga një familje në Shkodër dhe se prindërit biologjik nuk i njeh.
Pikërish ky rrëfim bëri që edhe Gent Pjetri të tregonte një detaj të rëndësishëm për jetën e tij. Doktori ndërhyu duke thënë se edhe ai kishte një histori të njëjtë si Uljadi.

Shumë i ftohtë Genti u shpreh se për të nuk ka rëndësi se cilët janë prindërit biologjik por të vetmit prindër të vërtetë janë ata që na kanë rritur.

“Edhe unë jam i birësuar si ti dhe për mua prindërit e vërtetë janë ata që më kanë rritur dhe nuk ekzsiton asnjë tjetër përveç atyre. Ky është një rrëfim që nuk ja kam thënë njeriu dhe tani është hera e parë që e bëj publike këtë rrëfim.”