Sipas gazetës së madhe franceze, Le Parisien, Messi do të vazhdojë me Paris Saint-Germain deri në fundin e sezonit 2023/24.
Sipas tyre, Messi nuk dëshiron të largohet kur t’i skadojë kontrata në fund të qershorit dhe pritet të vazhdojë edhe për një sezon në kryeqytetin francez.
Negociatat kanë qenë të rregullta mes drejtuesve të PSG-së dhe Jorge Messit, babait dhe agjentit të lojtarit.
Prej tre muajsh janë hedhur linjat kryesore të një zgjatjeje të kontratës. Dhe në fillim të dhjetorit, në zemër të Botërorit, u vulos një marrëveshje në parim për të qëndruar të paktën edhe një sezon.
Lionel Messi nuk duket se ka qenë i vështirë për t’u bindur. Parisi i ofron atij dy elementë thelbësorë në sytë e tij: familja e tij është e lumtur dhe PSG e lejon atë të qëndrojë në nivelin më të lartë evropian.