NJË RISI E BUKUR KTHEHET NË TETOVË DISCO KLUB INDIGO – PËR EFSTAT E FUNDVITIT SJELLË EMRA TË FUQISHËM TË ESTRADËS SHQIPTARE
Pas një mungese disa vjeçare të defilimit të emrave të mëdhenj të estradës shqiptare nëpër lokalet e Tetovës, jeta kulturore-muzikore, sikur filloi të zbehet. Kjo madje bëhet ende më e zbehtë kur kemi parasysh se, në Tetovë, gravitojnë dhjetëra mijëra student, po mbase edhe po aq nxënës. Një Club i mirë i sigurt dhe i bukur, i cili dikur ekzistonte, ka munguar, por tanimë edhe kjo çerdhe e bukur dhe e sigurt për rininë tetovarë, po ri hap dyert. Fjala është për disko klubin INDIGO, i cili, tanimë vjen me një menaxhment të ri, me njërëz entuziastë, por edhe me shumë surpriza. Disko klubi INDIGO i cili hapi dyert për rininë tetovare muaj më parë, së fundmi sjellë edhe shumë srupriza të bukura në sferën e muzikës. Shkaku i këtij klubi, në Tetovë, sërish po kthehen emra të njohur e të fuqishëm të estradës shqiptare nga vendi ynë, Republika e Kosovës, dhe Republika e Shqipërisë.
Festa, në kuadër të festave të fun dvitit, fillon nesër, edhe atë me Çiljetën, një këngëtare që ka lënë gjurmë të bukura në skenat e mëdha të shqiptarisë, për të vazhduar më tej me këngëtarë si Enis Bytiqy e 2 TON.
Festa gjatë fund vitit, do të nxehet gjithnjë e më shumë, sepse në Tetovë, do të shkel edhe këngëtarja e famshme shqiptare NORA ISTREFI e cila do frekuentoj INDIGO klubin, vetëm tre ditë para festës së fund vitit, dhe do jetë e pasuar nga Donjeta Morina, për të bërë pastaj një ditë pauzë për përgatitjet për festën e madhe të fund vitit, edhe atë, nën argëtimin e këngëtarit FINEM. Në Indigo, festa nuk përfundon me vitin e ri, por risitë do të vazhdojnë edhe në ditën e parë të vitit që presim, por kësaj radhë me një befasi të fuqishme të dixhejit të njohur dhe producentit, PHONIQUE, i cili, për herë të parë po ashtu, shkel në Tetovë.
INDIGO klub, fton gjithë dashamirët e vallëzimit, dhe atmosferës së bukur që të kalojmë festat e fundvitit bashkë, ndërsa premtimi i diskotekës INDIGO klub, për të gjithë rininë e Tetovës por edhe rrethinës, është vetëm një, SIGURI maksimale për gjithë klientët dhe një atmosferë e paharrueshme.
Në bashkëpunim me partnerët tanë mediatik, për vitin e ardhshëm, INDIGO Tetovë, do sjellë risi shumë të mëdha, por në vitin e ardhshëm, me emra të fuqishëm, të cilët mbase për herë të parë do shkelin në Tetovë.