Dua Lipa është parë e veshur me një bluzë me mbishkrimin Addams Family dhe xhinse teksa ajo largohet nga party në Chiltern Firehouse
Dua Lipa vazhdon të duket “cool” me stilin e saj të zakonshëm teksa është parë duke u larguar nga Chiltren Firehouse gjatë një nate plot argëtim, të hënën.
Këngëtarja (27), e ka nderuar kështu trendin “Addams Family”, pasi që filmi i ri pritet të lansohet të mërkurën në Netflix, derisa ka veshur një bluzë që inspirohet nga filmi.
Ajo e ka kombinuar atë me një palë xhinse të gjëra dhe të masës jo të saj, duke e kompletuar atë me një palë çizme Dr Marten.