Botërori i miliardave të fituara nga FIFA, ja sa arkëtojnë Argjentina, Franca dhe Kroacia

FIFA fitoi afërsisht 7.5 miliardë dollarë (rreth 7 miliardë euro) të ardhura nga sponsorizimet dhe partneritetet e biznesit në lidhje me Kupën e Botës në Katar, një shumë rekord, e cila tejkalon me 1 milion dollarë (941 mijë euro) përfitimet nga partnerët tradicionalë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Njoftimin e bëri presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një konferencë për shtyp të mbajtur para finales së Kupës së Botës, në Doha.

Pritshmëritë e FIFA-s për ciklin që hapet nga e hëna, 19 dhjetor, deri në përfundimin e Botërorit 2026, i cili tashmë do të ketë 48 ekipe (dhe jo 32) në fazën finale dhe do të luhet në tri shtete – SHBA, Kanada dhe Meksikë – janë që të arrihen shifra marramendëse prej 11 miliardë dollarësh (10 359 miliardë euro) nga marrëveshjet tregtare që do të nënshkruhen katërvjeçarin e ardhshëm.

Argjentina, si fituese e turneut, merr 40 milionë euro, Franca, si finalist arkëton 30 milionë dhe Kroacia, vendi i tretë, 25 milionë.