Ronaldo i dërgoi urimet kombëtares së Argjentinës për fitimin e Botërorit të tretë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi legjendar brazilian theksoi se ka parë shumë bashkëkombës të tij duke e përkrahur Messin në finalen ndaj Francës, ai e cilësoi si gjeni kreun e “Albicelestes”, ndërsa shtoi se janë të shumtë ata që e duartrokasin mr gjithë fuqinë e tyre.
“Futbolli i Messit shkon përtej rivaliteteve të mëdha, madje edhe ato historike si Brazili me Argjentinën. Pashë shumë brazilianë, por edhe njerëz nga i gjithë planeti, duke mbështetur Messin në finale.
Urimet e mia për gjeniun që përveç këtij Botërori është kapiten i një epoke të tërë. Unë imagjinoj se miku im Diego po bën një festë aty ku është. Këtu jemi miliona dhe nga çdo kombësi që ju duartrokasim me zemër. Urime Messi!”, ka shkruar Ronaldo.