Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje.
Gjykata në Llos Angjellos të Kalifornisë e dënoi 70-vjeçarin me 24 vjet burim.
Aktualisht fituesi i Oskarit është në Nju Jork duke vuajtur dënimin me 23 vjet burgim për krime të ngjashme.
Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, e njohur si Jane Doe 1, emri i të cilës nuk është bërë publik për të mbrojtur anonimitetin e saj.
Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për sjellje të keqe seksuale. Pretendimet e raportuara në vitin 2017 kanë kontribuar në themelimin e lëvizjes #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar njerëz në të gjithë botën që t’i ndajnë përvojat e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.
Weinstein ka prodhuar disa filma të njohur, përfshirë “Shakespeare in Love”, i cili ka fituar çmimin Oskar për fotografinë më të mirë në vitin 1999.