Eneda Tarifa flet për herë të parë për lidhjen me basketbollistin e njohur

Si rrallëherë këngëtarja e njohur Eneda Tarifa javët e fundit ka qenë kryefjalë e mediave rozë për jetën private. Dhe pse ajo mundohet të jetë hermetike, u zbulua se po jeton një histori të re dashurie.

Pak vite pasi i dha fund martesës me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas gati dy dekadash bashkë, Eneda ka nisur një lidhje me basketbollistin e njohur, Gent Lasku. Çifti janë fotografuar duke u përqafuar në një lokal teksa pinin verë së bashku.

Së fundmi Eneda ka reaguar për herë të parë ndonëse jo drejtpërdrejt lidhur me jetën private. Pyetjes në “Zemër Luana” “Cila nga ju ka më shumë fat në dashuri?”, e para që shtypi pulsantin ishte Eneda dhe menjëherë pas këtij veprimi ajo u shpreh kështu: “Besoj u kuptuam”.

Po ashtu, gjatë emisionit Eneda tha me humor se “Bëj shumë sport, po më del nga veshët!”.