Neymar është në gjendje të rëndë emocionale pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Kroacia.
Superylli brazilian është lajmëruar disa herë me postime në rrjetet sociale.
Gjendjen e tij e komentoi edhe bashkatdhetari i tij legjendar Ronaldo Nazario: “Do ta këshilloja të kërkonte ndihmë psikologjike për të përballuar këtë presion të rrezikshëm për një mashkull. Neymar do të kthehet me të njëjtin pasion dhe dëshirë.
Por dua të theksoj nevojën të kujdesemi për shëndetin mendor të lojtarëve tanë”, tha Ronaldo dhe më pas shtoi:“Është shumë e rëndësishme që ne ta trajtojmë këtë çështje, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kupën e Botës. E gjithë bota po e shikon kombëtaren e Brazilit dhe e gjithë bota po shikonte Neymar”, përfundoi ai.