Zyrtare: Fernando Santos nuk është më trajner i Portugalisë

Zyrtare: Fernando Santos nuk është më trajner i Portugalisë

Tashmë është edhe zyrtare. Fernando Santos nuk është trajner i Portugalisë.

Portugezët u eliminuan nga Kupa e Botës në çerekfinale, duke u mposhtur nga Maroku me rezultat 1:0.
Santos ishte pjesë e Portugalisë prej vitit 2014.

Suksesi më i madh i tij me Portugalinë ishte triumfi në Kampionatin Evropian të vitit 2016.
Ai fitoi edhe edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Portugalia do të caktojë trajnerin e ri brenda pak javëve.