Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, ka vizituar Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ku u takua me ministrin Admirim Aliti.
Në takim u diskutua për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, me theks të veçantë në aktet nënligjore, që i përcakton ministri, ndërsa rrjedhin nga kompetenca e Ministrisë.
Drejtori Sela e njoftoi bashkëbiseduesin për disa gjendje të caktuara, që janë konstatuar në pjesën legjislative, për të cilat është i nevojshëm harmonizimi me ligjin, ndërsa ministri Aliti e shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe ndërmarrje të hapave të nevojshëm në këtë pjesë.
Të dyja palët e konfirmuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional, me angazhime për intensifikimin e komunikimit, me qëllim përshtatjen me detyrimet ligjore dhe krijimin e mundësive për zbatimin konsekuent të ligjit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ndotja e ajrit, të sëmurët dhe shtatëzënat lirohen nga puna
- Kambovski nuk tregon nëse ka ndonjë rast ndaj Bexhetit
- Për shkak të mjegullës ulet dukshmëria në grykat malore Gjavatë dhe Presekë si dhe në Stracin, Prilep, Manastir, Koçan dhe Fushëgropën e Strumicës
- Gashi për tragjedinë: Bashkëndjejmë me popullin turk
- Ndërroi jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani
- Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
- MMJPH: Është tejkaluar pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit në Kërçovë
- Vuçiq: BE-ja po “dorëzohet” përballë politikave të Albin Kurtit
- Sheqerinska: Partneriteti ndërmjet NATO-s dhe BE-së është i një rëndësie të veçantë
- Kurti nga Davosi: Me shumë gjasë do të hyjmë më përpara në NATO se në BE