Për të dytën herë në karrierën e tij, Lionel Messi arriti në finalen e një Kupe Bote, ku këtë herë kundër do të ketë Francën ose Marokun e “ëndrrave”.
Në një deklaratë për mediat, pas fitores mbresëlënëse 3 me 0 ndaj Kroacisë, Messi nënvizoi rëndësisnë e humbjes kundër Arabisë Saudit, në rrugëtimin e tyre të magjishëm, në “Katar 2022”.
“Jam shumë i lumtur, si të gjithë njerëzit. Ajo që arritëm nuk ishte e lehtë. Nuk prisnim të fillonim lojën, si ky rrugëtim. Ishte i vështirë por na bëri më të fortë. Ishim të sigurt, e dimë forcën e grupit dhe çdo ndeshje e luanim sikur të ishte një finale. Ishte shumë e lodhshme, por mundëm të arrijmë në finale”,- tha “pleshti” për mediat.