Shakira e ka kthyer mbrapa atë që ka qenë një vit shumë i vështirë për këngëtaren kolumbiane teksa u përball me ndarjen nga partneri i saj, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.
Ajo gjithashtu pati një rikthim në skenën muzikore që është një lajm i mirë dhe sjell shumë emocione për të, por gjithashtu sjell më shumë presion dhe vëmendje të publikut.
Biondja ka shpërndarë një video në të cilën ka diskutuar për vështirësitë e muajve të fundit derisa ndarja e saj nga Pique u finalizua, si dhe falënderoi fansat për mënyrën se si e kanë përkrahur.
“Dua t’ju falënderoj që më dëgjuat, që më lejoni të shprehem, shpresoj se në vitin 2023 mund të vazhdoj t’ua kthej të gjithë dashurinë që më jepni, dhe t’ju sjell muzikë të re dhe shumë e shumë më tepër, puthje”, tha ajo.
Shakira dhe Pique njoftuan një ndarje të papritur në fund të qershorit pas një lidhjeje 12-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku, duke shkaktuar një skandal mediatik.
Më pas doli emri i Clara Chias, vajzës me të cilën futbollisti kishte nisur një lidhje ndërkohë që jetonte ende me Shakiran.
Fillimisht Pique nuk ka dashur të thotë asgjë, por pak ditë më vonë ka filluar të shihet në publik me partneren e re.
Më pas, filloi një mosmarrëveshje ligjore për mbështetjen dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre: Milan dhe Sasha.
Shakira do të zhvendoset me fëmijët e saj në Miami dhe Pique do të jetë në gjendje t’i vizitojë ata sa herë të dojë.