Kërcënimi me ushtri i Serbisë, Escobar i prerë: Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Esobar dhe se e kundërshtojnë kategorikisht që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

“Ne e kundërshtojmë kategorikisht këtë. E hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim fare. Dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë” – tha ai.