Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq disa herë gjatë ditëve të fundit, duke iu referuar ngjarjeve në veri, ka thënë se “nuk do të ketë dorëzim”.
Rrugës së babait po shkon edhe i biri.
Se nuk ka dorëzim po thotë edhe djali i tij, i cili është përfshirë në komentimin e zhvillimeve në veri.
Një kërcënim në drejtim të Kosovës e ka dërguar edhe Danilo, “Vuçiqi i vogël”.
“Ekziston njëri që do të dorëzohet, e Zoti e di që e njoh edhe një tjetër që nuk do ta bëjë këtë”, shkroi Danilo Vuçiq në Instagram, nën një foto ku shfaqet së bashku me babanë e tij, Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë.