Marokenët deri më tani i kanë festuar fitoret e tyre kryesisht me familjet e tyre dhe në plan të parë ishin nënat.
Ata treguan respekt të madh me puthje në ballë, ashtu si gjithë ekipi dhe Hakimi pas çdo ndeshje i afrohej nënës dhe e falënderonte me këtë gjest.
Tani është shfaqur një video në të cilën shihet gruaja e tij Hiba Abouk duke i dhënë leksione, duke i shpjeguar me inat Hakimit se ai duhet të vinte i pari tek ajo dhe të mos shkonte çdo herë tek e ëma.
Zonja ia ka shpjeguar gjithçka bukur, ndërsa pranë tij ishte shoku i skuadrës Hakim Ziyech, i cili qeshte.
Në rast të fitores ndaj Francës të mërkurën mbrëma, Hakimi do të ketë një shans, nëse nuk e bën, ai do të jetë në telashe të mëdha nga gruaja e tij.