Petkoviq propagandon pas vendimit për paraburgimin e ish-policit Dejan Pantiq

Petar Petkoviq, “drejtor” në të ashtuquajturën “Zyrën për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë të martën ka caktuar paraburgim 30-ditor për ish-policin serb të arrestuar, Dejan Pantiqit.

Sipas Petkoviqit, kjo tregon se “Pantiqit është në shënjestër të Albin Kurtit”>

Ai ka propaganduar duke thënë se “po kriminalizohen serbët“.
“Kjo tregon mjaftueshëm se nuk ka asnjë provë kundër tij, por ai është në shënjestër të Albin Kurtit, i cili dëshiron vetëm të kriminalizojë serbët”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

Pantiq dyshohet për sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor.