E pushoi nga puna, punëtori tenton të përdhunojë pronaren në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku punonjësi ka tentuar të përdhunojë pronaren pasi kjo e fundit e ka pushuar nga puna.

Sipas asaj që gruaja 50-vjeçare ka dëshmuar në polici, një burrë rreth 30 vjeç nga Pakistani ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka tentuar ta përdhunojë. Viktima e njihte burrin në fjalë pasi siç pretendonte e kishte si punëtor në serat e saj dhe e kishte pushuar nga puna.

Sipas mediave greke, punëtori pakistanez ka shkuar në shtëpinë e gruas, i ka trokitur në derë dhe sapo ajo e ka hapur, ka filluar ta rrahë dhe t’i grisë rrobat me qëllim për ta përdhunuar, si dhe i kishte hedhur edhe një substancë të dëmshme në fytyrë.
Ndërkohë policia greke është vënë në kërkim të pakistanezit i cili sapo ka kryer sulmin e rëndë, është arratisur nga vendngjarja.