Çerekfinalja e Argjentinës kundëar Holandës ishte një ndeshje për t’u admiruar. Një lojë që realisht i kishte të gjitha dhe fitues në fund me anë të penalltive ishte Argjentina.
Mbrojtësi i kombëtares holandeze, Virgil van Dijk ishte i pari për skuadrën e tij që ekzekutoi penalltinë, ku Emi Martinez e priti.
ADVERTISING
Pas përfundimit të ndeshjes, Van Dijk u pyet nëse Argjentina do ta fitojë Botërorin dhe ai u përgjigj: “Nuk më intereson më. Nuk do ta shoh më.”
Ndeshja mes dy skuadrave ka pasur shumë tension, ku lojtarët e të dyja skuadrave po bëheshin gjithnjë edhe më nervozë.