Ibrahimovic: Dua që Argjentina të fitojë botërorin për shkak të Messit

Zlatan Ibrahimovic ka treguar se kush dëshiron ta fitojë Kupën e Botës sivjet dhe shpreson që një ish-bashkëlojtar i tij ta marrë në dorë trofeun e famshëm.

Ibrahimovic dhe Lionel Messi luajtën së bashku për vetëm një sezon te Barcelona, ​​gjatë 2009 dhe 2010, por ata kanë qëndruar afër që kur suedezi u largua nga Camp Nou për t’iu bashkuar Milanit.

Ai është ende në Milan tani, edhe pse në periudhën e tij të dytë. Ashtu si shumica e botës së futbollit, ai po e shikon me vëmendje Kupën e Botës.

Kur foli me faqen e njohur sportive 433, sulmuesi suedez u pyet se kush dëshiron të fitojë në Katar dhe nuk ngurroi të përgjigjej.

“Shpresoj që Argjentina të fitojë Kupën e Botës për shkak të Messit”, deklaroi Ibrahimovic. Argjentina e Messit luan sot (e premte) ndaj Holandës në ndeshjen e tyre çerekfinale.

Kombëtarja Albiceleste do të shpresojë të fitojë Kupën e Botës së tretë, dhe e para që nga viti 1986, në atë që me siguri do të jetë turneu i fundit i 35-vjeçarit Messi.