Kristiano Ronaldo është ende pa ekip dhe shumë klube thuhet se kanë treguar të paktën një herë interes për të. Së fundmi, një lajm i bujshëm vjen nga “El Nacional”, ku Milani do të ishte gati të provonte të sillte lojtarin në Milano me një transferim me parametra zero, por kjo vetëm nëse Rafael Leao do të shitej në janar.
Operacioni i transferimit do të orkestrohej nga Horhe Mendes, agjenti i dy portugezve, i cili duhet të bindë “kuqezinjtë” të plotësojnë kërkesat e larta të Kristiano Ronaldos.