E bujshme nga Spanja: Real Madrid piketon “bomberin” shqiptar si zëvendësuesin e Benzema

Nga Spanja po qarkullon lajmi se Real Madrid dëshiron një zëvendësues të Benzema, dhe i përzgjedhuri është sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi.

“Pirati” po zhvillon një sezon fantastik te Mallorca, ku ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje dhe ka tërhequr vëmendjen e klubit më të mirë në Evropë.

Ancelottit i duhet një sulmues i cili mund ta zëvendësonte në mënyrë ideale francezin, ku në një rast dëmtimi apo pezullimi, Muriqi do të bënte punën e Benzema.

Por jo vetëm Real Madrid, pasi edhe Wolves janë të interesuar nga Premier League për Muriqin, ku janë të gatshëm të shpenzojnë 38 milionë euro për të.