Lionel Messi po kërkon të barazojë rekordin e golave të Argjentinës në Kupën e Botës.
Argjentina në çerekfinale do të takohet me Holandën, ndeshje e cila do të zhvillohet të premten, shkruan Gazeta Express.
Messi, i cili deri tash ka shënuar 3 gola, tani po synon të barazojë rekordin e legjendës, Gabriel Batistuta, në Kupën e Botës.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka nëntë gola në pesë turne dhe po kërkon të arrijë dhe të kalojë rekordin e Batistutas, i cili ka 10 gola të shënuara në Kupën e Botës.
Aktualisht, Messi është në vendin e dytë në garën për Këpucën e Artë në Kupën e Botës “Katar 2022”, pas Kylian Mbappes të Francës, i cili numëron 5 gola.
Mbetet të shihet nëse 35-vjeçari do të regjistrojë një tjetër rekord.
Ndeshja mes Holandës dhe Argjentinës do të zhvillohet nesër, nga ora 20:00.