Gerard Pique rikthehet të Shakira?

Media të ndryshme kanë shkruar se Pique është ndarë nga e dashura e tij e re dhe po shikon mundësinë që të ripajtohet me Shakirën

Viti e fundit ka qenë shumë i komplikuar për ish futbollistin Gerard Pique dhe të dashurën e tij Clara Chia, dhe tani ato janë bërë edhe më të vështira pasi ka thashetheme se ata janë ndarë, një romancë e cila doli në dritë disa muaj më parë po që shumë shpejt pritet t’i thuhet lamtumirë.

Çfarë lidhje ka Shakira me këto raporte?

Sipas disa shkrimeve që janë botuar në Spanjë, ka disa arsye pse Clara Chia nuk është më e qetë në lidhjen e saj me Pique, i cili përpos marrëdhënies dhe problemeve me punë, duhet të përcjellë edhe fëmijët, Sasha dhe Milan, të cilët së shpejti pritet që të shkojnë të jetojnë më nënën e tyre, këngëtaren kolumbiane Shakira, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu, ish futbollistin e pret një gjysmë viti kaotik më 2023, për shkak të pabesive që ka bërë, problemeve dhe ndarja nga Shakira përfshirë këtu lufta e tij për të drejtat e fëmijëve të tyre, ku e dashura e tij e re nuk po mund ta përballojë presionin e medias dhe duket se është afër që t’i thotë lamtumirë lidhjes së saj me Pique.

Pse ka probleme mes Gerard Pique dhe Clara Chia?

Ndër versionet që flasin për mundësinë e ndarjes së çiftit është së 23 vjeçarja nuk i ka qëndruar ngacmimit të mediave, të cilat e kanë ndjekur atë në çdo moment për të bërë fotografi të tyre së bashku, sidomos kur thashethemet për tradhti të ish futbollistit të Barcelonës dolën në pah. Për më shumë flitet për një favorizim të saj në kompaninë Kosmos, që ka për pronar Pique, apo edhe për bezdinë që ajo ka kur ai dhe Shakira janë parë më të afërt këto ditë në negociata për të marrë kujdesin e fëmijëve të tyre.

Të tjerët thonë që çiftit i ka mjaftuar koha e të qenit bashkë, siç e dëshmojnë edhe shprehjet e tyre ditëve të fundit që është e dekurajuar. Mediat po ashtu shkruajnë që disa ditë më parë Clara Chia e puthi Gerard Pieque, i cili më vonë fshiu buzët në shenjë mospërfillje.

Edhe pse asgjë nuk është zyrtare, thuhet se kur lumi zhurmon është për shkak se ka shumë ujë, gjërat mes çiftit nuk duket se janë duke shkuar si duhet. Derisa kjo ndodh, Pique po shihet më shumë më fëmijët e tij dhe me nënën e tyre së me Clara Chia, me të cilët tashmë është më i distancuar.