Anglia e mposht lehtësisht Senegalin dhe kualifikohet tutje

Anglia është çerekfinalisti i katërt i Kupës së Botës që po mbahet në Katar.

“Tre Luanët” triumfuan 3:0 ndaj Senegalit në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Jordan Henderson e kaloi Anglinë në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes, pas një asistimi nga Jude Bellingham.

Rezultati u dyfishua në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Harry Kane shënoi për 2:0.
Në pjesën e dytë, “Albionët” shënuan edhe njëherë tjetër nëpërmjet Bukayo Sakas në minutën e 57-të të ndeshjes.

Kështu, tani Anglia do të përballet me Francën në fazën çerekfinale. Franca triumfoi 3:1 orë më parë ndaj Polonisë së Leëandoëskit.