Lionel Messi emëroi favoritët e tij për të fituar Kupën e Botës 2022 pas fitores 2-1 të Argjentinës ndaj Australisë në raundin e 16-të të shtunën.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi golin e parë të skuadrës së tij për të frymëzuar Albiceleste për t’u kualifikuar në çerekfinale, ku do të përballen me Holandën.
“Argjentina është një nga kandidatët. Argjentina është një fuqi dhe është gjithmonë ndër më të mirat. E dinim që ishim një nga kandidatët, por duhej ta vërtetonim në fushë dhe e dëshmuam sërish kundër Australisë”, tha Messi.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë më pas u pyet për skuadrat e tjera në turne
“Ne shikojmë të gjithë Kupën e Botës dhe të gjitha ndeshjet që mundemi. Brazili po bën shumë mirë, pavarësisht humbjes kundër Kamerunit. Ata janë ende një nga favoritët e mëdhenj. Edhe Franca po bën mirë dhe Spanja, pavarësisht humbjes nga Japonia është një skuadër që luan shumë mirë, që e ka shumë të qartë atë që bën dhe është shumë e vështirë t’i heqësh topin, pasi kontrollojnë topin për një kohë të gjatë. do të jetë e vështirë t’i mposhtim ata”, u shpreh Messi.