Është vetëm thuajse gjysma e kampionatit për grupmoshat e reja dhe tashmë kemi profilin e një golëshënuesi kalibër jo vetëm në Reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut por edhe për klubin ku ai aktivizohet në Shkëndijën e Tetovës në një kampionat shumë konkurues shkruan Tetovasot.
Bëhet fjalë për tashmë atë që është i njohur Hisar Ali Cali që po shfaq gjithnjë e më shumë talentin e tij.
Ai deri tani ka shpërfaqur lojëra fantastike dhe kur jemi vetëm te xhiro e 11 e kampionatit për grupmoshat U 17 ,ai renditet në mesin e top golëshënusve me plot 9 të tillë në një kampionat të fortë të kësaj kategorie.
Ndryshe Hisar Ali Cali me paraqitje të tilla bën pjesë standard në Reprezentacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut U 17 që drejtohet nga treneri i njohur shqiptar Dashmir Beari.Tetovasot