Taulant Xhaka ka vetëm një fjalë për Granitin e Shaqirin, pas fitores së Zvicrës sonte

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Pas kësaj fitoreje ka reaguar edhe Taulant Xhaka, vëllai i madh i Granitit.
Taulanti e ka publikuar një fotografi të Granitit dhe Xherdan Shaqirit, e shkëputur nga festa e tyre pas golit të anëtarit të Chicago Fire.

“Krenar. U krye”, shkroi 31-vjeçari krahas kësaj fotografie.