Tifozët serbë e provokuan, mediat në serbi e fajësojnë Shaqirin për festën pas golit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Zvicër-Serbi.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 2:2, rezultat ky që e kalon Zvicrën në fazën tjetër.

Goli i parë i Zvicrës u shënua nga Xherdan Shaqiri.
Ai festoi duke i heshtur tifozët serbë, të cilët e fishkëllenin.

Por, mediat në serbi po e fajësojnë Shaqirin, i cili thonë se provokoi tifozët serbë.

“Xherdan Shaqiri, njeriu pa turp”, ishte titulli i Kurir.