Berisha: Do jemi në shesh, nuk ka samit pa protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedimi me banorë të njësisë 7 në Tiranë.

Berisha deklaroi se nuk ka samit pa protestë, teksa shtoi se opozita do të jetë në shesh më 6 dhjetor duke shtuar se do të ndiqet shembulli i qytetarëve të lirë për të protestuar.

“Njerëzit të cilët tremben, kanë frikë, zgjedhin heshtjen, ngushëllojnë veten me ç’më duhet mua dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur. Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë.
Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë. Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël”, theksoi ai.

Mët tej ish-kryeministri Berisha ëshë shprehur se sipas tij me këtë protestë PD i shpëton nderin, fytyrën, dinjitetin, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore. Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar. Ne nuk jemi të korruptuar, por jemi viktima të këtij korrupsioni”, tha Berisha.