Tensione në Kuvendin e Republika Srpskas, deputetët i marrin ‘turr’ njëri-tjetrit (VIDEO)

Disa deputetë në Kuvendin e Republikës Srpska në Bosnjë, për pak sa nuk janë rrahur.

Në rrjete sociale është publikuar një video, ku shihet një tension ndërmjet deputetëve Nebojsha Vukanoviq dhe Petko Rankiq.

Përplasja e mundshme fizike mes dy deputetëve, është evituar nga një grup deputetësh.
Sipas mediave, nuk dihet saktësisht se për çfarë u zunë dy deputetët.