“Errësirë totale në Kiev”, Krybashkiaku thirrje banorëve: Përgatituni për ditë të acarta, furnizohuni me ujë, ushqime e batanije


Kryebashkiaku i Kievit u bëri thirrje sot banorëve të kryeqytetit ukrainas që të krijojnë rezerva me ujë, ushqim dhe rroba të ngrohta, në rast të ndërprerjes totale të energjisë elektrike për shkak të bombardimeve ajrore ruse.

“Nëse munden, banorët duhet të mendojnë të qëndrojnë me miqtë në periferi të qytetit”, tha ai.

Vitali Klitschko paralajmëroi se temperaturat brenda shtëpive mund të shkojnë nën zero nëse ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe nëse infrastruktura shkatërrohen, pasi nuk do të ketë energji elektrike, ujë, e as ngrohje.