Nis protesta në Prishtinë, kërkohet që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare (VIDEO)


Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist po mbanë proteste në Prishtinë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare

Pas vrasjes së mbrëmshme të 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, është paralajmëruar protestë, e cila tashmë ka nisur.

Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Insajderi, shihet se një numër i madh i protestuesëve kanë dalë në sheshin e kyeqytetit.