Meksika ka shënuar fitore në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin C të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Meksikanët fituan me rezultatin 1:2 kundër Arabisë Saudite, e cila u zhvillua në stadiumin “Lusail Iconic”.
Henry Martin (47’) dhe Luis Chavez (52’) shënuan golat e fitores së Meksikës, kurse Hattan Bahebri (90+5’) shënoi për arabët.
Pavarësisht fitores, aventura e Meksikës në këtë turne ka përfunduar sonte.
Meksika e mbylli fazën e grupeve me 4 pikë, aq sa kishte edhe Polonia në pozitën e dytë, por polakët kaluan tutje shkaku i goldallimit më të mirë.
Arabia Saudite eliminohet gjithashtu, duke u renditur e fundit me 3 pikë.