Ronaldo nuk stërviti me Portugalinë, por nuk ka shqetësime për gjendjen e tij para ndeshjes me Korenë e Jugut
Cristiano Ronaldo ka munguar në seancën e sotme stërvitore të Portugalisë.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk u pa në fushën bashkë me futbollistët tjerë të grumbulluar për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim te tifozët portugezë.
Federata e Futbollit e Portugalisë (FFP) bëri të ditur se Ronaldo është mirë me shëndet dhe gjendjen fizike, duke hequr dyshimet kështu për ndonjë lëndim të mundshëm.
37-vjeçari u tha se ka bërë ushtrime specifike në palestër.
Kujtojmë se Portugalia e ka siguruar kalimin për në 1/8 e finales në Kupën e Botës, por i duhet të konfirmojë pozitën e parë në ndeshjen e fundit të Grupit H, kundër Koresë së Jugut, që do të zhvillohet të premten.
Portugalia udhëheq në këtë grup me 6 pikë, teksa Gana renditet një pozitë më poshtë me 3 pikë.
Koreja e Jugut është e treta me 1 pikë, aq sa ka edhe Uruguai në vendin e fundit.
Ndeshja tjetër e Grupit H është mes Ganës dhe Uruguait.