Kombëtarja nga sot pa trajner, kontrata e Edi Rejas përfundon zyrtarisht

Kombëtarja shqiptare nga dita e sotme është zyrtarisht pa trajner, pasi kontrata e Edi Rejas ka përfunduar zyrtarisht.

Ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të “kuqezinjve” në vazhdim, por duket e sigurtë se nuk do të ketë rinovim të Rejës.

77-vjeçari sot ka ditën e tij të fundit në drejtimin e Shqipërisë, ndërsa emrat që priten ta zëvendësojnë atë nuk mungojnë, duke nisur nga Di Biaggio te Cambiasso, apo edhe ndonjë personazh tjetër i njohur.

Kujtojmë se Reja në deklaratat e fundit shprehu hapur dëshirën e tij për të vazhduar, por sa duket nuk ka më kohë për teknikun e madh Italian.