Franca shënoi fitoren e dytë radhazi në Grupin D të Kupës së Botës “Katar 2022”.
“Gjelat” triumfuan këtë të shtunë ndaj Danimarkës për të siguruar kështu kalimin për në fazën tjetër.
Ndeshja e zhvilluar në “Stadium 974” përfundoi me rezultatin 2:1.
Didier Deschamps foli për “TF1” pas ndeshjes, ku vlerësoi përpjekjen kolektive të treguar në pjesën e parë dhe falënderoi cilësinë individuale të shfaqur në pjesën e dytë.
Ai tha gjithashtu se është një lehtësim pas sigurimit të kualifikimit tutje dhe se “është një shans i madh për të marrë vendin e parë në grup”.
“Ne jemi në një pozicion ideal. Skuadra është solide dhe ne shpresojmë të arrijmë gjëra të mëdha”, tha Deschamps.
Franca është lidere në Grupin Dme 6 pikë, tri më shumë se Australia që renditet e dyta.
Danimarka është e treta me një pikë, sa ka edhe Tunizia si e fundit.
Kështu, Franca është kombëtarja që ka siguruar kalimin për në 1/8 e finales nga Grupi D.