Befason këngëtarja shqiptare: Nuk ndjeva racizëm as në Greqi e as në SHBA, por në Shqipëri!

“Më trego të vërtetën, a je paragjykuar, ka patur rracizëm ndaj teje në Greqi apo SHBA?

“Jo, nuk më ka ndodhur andej, rracizmi më ka ndodhur në Shqipëri, më quajtën “Greke” për faktin se kam kaluar një pjesë të jetës në Greqi. Unë e ndjej veten Shqiptare dhe për këtë më vjen keq.

Stefani Spiri, këngëtarja e re shqiptare me origjinë nga Gjirokastra po përpiqet të ushtrojë aktivitetin e saj artistik edhe në Shqipëri, pavarësisht se po studion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ftuar në emisionin ‘N’kohë’ të gazetarit Ermal Qori, Spiri ka befasuar me deklaratën e saj. Pyetjes së moderatorit nëse është përballur me sfidat e paragjykimit në shtetin grek ku ka kaluar fëmijërinë e saj, ajo është shprehur hapur.

“Jo, nuk më ka ndodhur andej, rracizmi më ka ndodhur në Shqipëri, më quajtën “Greke” për faktin se kam kaluar një pjesë të jetës në Greqi. Unë e ndjej veten shqiptare dhe për këtë më vjen keq”-Tha ajo

Pavarësisht kësaj, edhe pse e re në moshë e karrierë, Spiri ka treguar mundësit e performancave jashtë kufirit shqiptar.

“Kam kënduar kudo jashtë Shqipërie. Kam kënduar në parlamentin Europian, në Greqi, në Itali në Amerik dhe së fundmi në Shqipëri te Kënga Magjike”-Tha Stefania.
Studimet në Los Angeles, Stefania i quan sfiduese ndërsa e kategorizon ai eksperiencë veçantë.