Formacionet zyrtare Poloni-Arabi Saudite: Polakët luajnë “shansin e fundit” kundër surprisës së “Katar 2022″
Polonia është tashmë në një pikë vendimtare pas barazimit me Meksikën, mposhtja e Arabisë Saudite është thelbësore për të mbajtur gjallë shpresën e një kualifikimi për në fazën tjetër, por kombëtarja e Renardit është kthyer nga arritja historike kundër Argjentinës dhe ende mbështetet në talentin e Al Shehri dhe El Daësari.
Trajneri Michniewicz ka zgjedhur formacionin 3-5-2 për të mposhtur Arabinë Saudite. Szczesny në portë, përpara tij Bereszynski, Kiwior dhe Glik. Mesfusha me 5 do të përbëhet nga Cash, Krychowiak, Bielik, Zielinski dhe Frankowski, të rreshtuar nga e djatha në të majtë. Në repartin sulmues tekniku polak ka “dëgjuar” sugjerimet e tifozëve, duke venodur Milik krah kapitenit Lewandowski.
Në krahun tjetër, tekniku Herve Renard do të luajë me formacionin 4-1-4-1, ku në portë do të vendos Al Oëais. Mbrojtja me 4 do të përbëhet nga Abdulhamid, Al Amri, Al Bolehai dhe Al Breik. Mesfusha do të përbëhet nga Al Malki, Al Najei, Kanno, kapiteni Al Dawsari dhe Al Shehri. Ndërkaq, i vetëm në sulm do të jetë Al Buraikan.