Real Madridi raportohet se nuk ka asnjë interes për të rikthyer Cristiano Ronaldon.
Manchester United njoftoi zyrtarisht ditë më parë se ka shkëputur kontratën me sulmuesin portugez, me marrëveshje të dyanshm.
Pas kësaj, spekulimet rreth të ardhmes së Ronaldon po vazhdojnë thuajse çdo ditë.
37-vjeçari u lidh edhe me një rikthim te Real Madridi, në një marrëveshje së paku për 6 muaj.
Duke u bazuar në burimet e tija, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano deklaroi që Carlo Ancelotti nuk ishte i interesuar për një lëvizje të tillë.
Raportime të njëjta janë bërë së fundmi edhe mediumi spanjoll “AS”.
Real Madridi thuhet se nuk ka gjasa të bëjë ndonjë lëvizje të madhe në janar, pavarësisht shqetësimeve për gjendjen fizike të Karim Benzemas.
Ndryshe, Cristiano Ronaldo është lojtar i lirë tashmë dhe e ardhmja e tij pritet të mësohet pas përfundimit të Kupës së Botës.