Brazili ka shënuar fitore të lehtë ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të fazës së parë të grupeve në Kampionatin Botëror.
Latino-amerikanët fituan me rezultat të pastër 2:0 ndaj Serbisë.
Richarlison ishte autor i të dy golave të fitores. Ai shënoi në minutat 62 dhe 73.
Kombëtarja braziliane e dominoi tërësisht këtë ndeshje dhe këtë më së miri e tregojnë statistikat.
Brazili regjistroi në total 24 tentime, teksa 10 prej tyre ishin në kornizën e portës.
Në anën tjetër, Serbia provoi 4 herë – por, asnjë nuk regjistroi asnjë goditje të vetme në portën kundërshtare.
Edhe me posedimin e topit më të mirë ishin brazilianët, të cilët regjistruan e kishin topin në posedim në 47% të kohës.
Disa nga statistikat e ndeshjes: