Një djalë është “përzënë nga shkolla” pasi ka kopjuar modelin legjendar të flokëve të Ronaldos në Kupën e Botës.
Alfie Ransom iu lut nënës së tij që ta lejonte ta bënte stilin e flokëve njësoj si të ish-sulmuesit brazilian nga Kupa e Botës e vitit 2002.
Djaloshi i ri donte të kishte prerjen e famshme të flokëve për turneun e këtij viti, me nënën e tij Emma Shaw që ia dha lejen pastaj.
Por, prerja e tij e flokëve e frymëzuar nga Ronaldo nuk u duk mirë te Sirius West Academy – ka raportuar “SportBible”.
Ema ka deklaruar se ajo u thirr nga stafi në shkollë për t’i thënë se djali i saj po përjashtohet për shkelje të rregullave të shkollës.
“Në ditët e sotme, shkollat kanë të bëjnë me pranimin e njerëzve ashtu siç janë dhe t’i inkurajojnë njerëzit të jenë unikë dhe vetvetja. Si është kjo ndryshe? Ronaldo është një nga lojtarët e preferuar të djalit tim dhe është Kupa e Botës”, tha ajo.
“Që kur isha fëmijë, gjithmonë kishte trende sipas asaj që bënin yjet e popit dhe të famshmit – ne do të çmendeshim për yjet”, shtoi nëna e 12-vjeçarit.
“Miqtë e Alfiet e pëlqyen prerjen e flokëve dhe kjo e bëri Alfie vërtet të lumtur dhe të sigurt. Ai e pëlqen shkollën dhe donte të shkonte normalisht, por ai nuk do të lejohet të kthehet derisa të heq krejtësisht flokët, gjë që është qesharake sepse nuk do të ndikojë aspak në mësimin e tij”, vazhdoi ajo.
Rregulli rreth dukjes në Akademisë Sirius West thotë: “Frizurat duhet të jenë të përshtatshme për jetën e Akademisë. Nuk duhet të ketë modele flokësh ekstreme”.