Parlamenti Evropian voton pro rezolutës që i kërkon FIFA-s të dëmshpërblejë familjet e punëtorëve migrantë
Parlamenti Evropian ka votuar në favor të një rezolute që i kërkon FIFA-s të dëmshpërblejë familjet e punëtorëve migrantë që vdiqën gjatë përgatitjes së Kupës së Botës “Katar 2022”, ka raportuar “L’Equipe”.
Eurodeputetët u kërkuan gjithashtu autoriteteve të Katarit që të kryejnë një hetim të plotë për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Rezoluta dënon gjithashtu raportet për shkeljet ndaj komunitetit LGBT në Katar.
Një numër i eurodeputetëve mbanin shirita përkrahës për LGBT, të cilat shtatë kapitenët e Kupës së Botës u ndaluan t’i mbanin për shkak të presionit nga FIFA.
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graet, riafirmoi qëndrimin e FIFA-s për shiritin “One Love”, i cili ishte planifikuar të mbahej nga disa vende në Kupën e Botës FIFA të Katarit në mbështetje të të drejtave të LGBTQ+. Një qëndrim i cili tashmë është kritikuar nga anëtarët e Parlamentit Evropian.