Belgjika ka shënuar një fitore të mundimshme ndaj Kanadasë në ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar.
Ndeshja u vendos në pjesën e parë, kur Batshuayi realizoi në minutën e 44-të të ndeshjes golin e vetëm.
Paraprakisht, në minutën e 11-të, Alphonso Davies e humbi penalltinë, të cilën e priti Thibaut Courtois.
Pjesa e dytë më nuk prodhoi gola dhe belgët iu gëzuan fitores së parë në Kupën e Botës.
Me këtë triumf, Belgjika shkon në kuotën e tri pikëve në vendin e parë në grupin F.
Pas tyre vijnë Kroacia dhe Maroko me nga një pikë dhe në vendin e fundit Kanadaja me zero pikë.