Japonia ka fituar me rikthim ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin E në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Gjermanët ishin duke fituar dhe duke dominuar ndeshjen, por humbën në minutat e fundit përballjen e zhvilluar në Khalifa International Stadium të Dohas.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të gjermanëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 33-të me anë të Ilkay Gundogan, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.
Në fakt, Gjermani shënoi edhe në minutën e 44-të me anë të Kai Havertz, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë, Japonia befasisht u rikthye ‘egër’ duke luajtur si e barabartë, por arriti të shënoj në fund dy gola për të marrë një fitore të madhe.
Ritsu Doan (75’) ishte ai i cili nga afërsia shënoi golin e barazimit 1-1, ndërsa Takuma Asano (83’) shënoi golin e epërsisë 2-1.
Deri në fund, Gjermani tentoi ta barazojë rezultatin, por pa sukses, pasi Japonia në fund iu gëzua fitores.
Në ndeshjen e radhës, Gjermania luan ndaj Spanjës, teksa Japonia takohet me Kosta Rikën.